Lajmi i fundit

LIVE/ Vijon numërimi i votave për Kryesinë e re të PD

Roma e Mourinhos arrin fitoren e tretë radhazi, mposht me ‘poker’ Empolin e Bajramit dhe Ismajlit

Roma e Mourinhos arrin fitoren e tretë radhazi, mposht me ‘poker’ Empolin e Bajramit dhe Ismajlit

20:26, 23/01/2022

Roma ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Empolit, duke arritur fitoren e tretë radhazi në Serie A.

Roma arriti të shënojë katër gola në vetëm 13 minuta dhe të zgjidhë çështjen e fituesit në pjesën e parë.

Në minutën e 24-të Abraham shënoi për 1-0, në minutën e 33-të Mancini dyfishoi avantazhin dhe në të 35-ën Oliveira shënoi për 3-0. Zaniolo e çoi epërsinë në 4-0 në minutën e 37-të të takimit.

Gjithçka që Empoli arriti të bënte deri në fund të ndeshjes ishte të shënonte dy gola në të 55-ën me Pinamontin dhe të 72-të me Bajramin, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.

Në këtë mënyrë, skuadra e Mourinhos ka treguar edhe një herë se e ka kaluar krizën dhe se do të tentojë të luftojë për një vend në Champions League deri në fund të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco