Chelsea mund Tottenham për herë të tretë në 18 ditë dhe siguron vendin e tretë në Premier League

Chelsea mund Tottenham për herë të tretë në 18 ditë dhe siguron vendin e tretë në Premier League

20:04, 23/01/2022

Chelsea mposhti me rezultatin 2-0 Tottenhamin në ndeshjen e javës së 23-të të Premier League, triumfi i tretë i skuadrës së Thomas Tuchel ndaj Spursave në 18 ditët e fundit.

Se kanë një recetë fituese për skuadrën e Antonio Contes, lojtarët e Chelseat e treguan sot dhe arritën në një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila forcoi vendin e tretë.

Pas 45 minutave të para nuk pati gola dhe gjithçka që vlen të përmendet ndodhi në pjesën e dytë, më saktësisht nga minuta e 47-të deri në minutën e 55-të, kur Chelsea realizoi dy gola.

Fillimisht, Ziyech shënoi supergol në minutën e 47-të, teksa mposhti Hugo Lloris me një goditje fenomenale nga jashtë zone dhe vetëm tetë minuta më vonë, Thiago Silva shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe arriti fitoren e 13-të këtë sezon, ndërsa për Tottenham-in kjo ishte humbja e gjashtë sezonale.

Blutë mbeten në vendin e tretë me 47 pikë nga 24 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Tottenhami ka mbetur në vendin e shtatë me 36 pikë, por nga 20 ndeshje të luajtura.

Rezultati dhe golashënuesit:

Chelsea - Tottenham 2-0 (Ziyech 47', Thiago Silva 55')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco