VIDEO/ Një zjarr i madh përfshin stadiumin e famshëm anglez, zjarrfikësit luftuan me flakët për dy orë

VIDEO/ Një zjarr i madh përfshin stadiumin e famshëm anglez, zjarrfikësit luftuan me flakët për dy orë

19:32, 23/01/2022

Stadiumi i famshëm “Molineux”  i skuadrës së Ëolverhampton ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për më shumë se dy orë.

Në orët e para të mëngjesit, një zjarr shpërtheu në stadiumin Molineux dhe rreth njëzet zjarrfikës shuan atje për të shuar flakët.

Prej orës 1:50, kur ka rënë zjarri, zjarrfikëset kanë tentuar ta shuajnë për më shumë se dy orë, derisa ia kanë dalë, teksa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lokali brenda stadiumit të klubit është shkatërruar plotësisht, ndonëse zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë për të reaguar. Dëshmitarë të shumtë okularë filmuan atë që po ndodhte dhe tymi i dendur u përhap shpejt në qytetin e Ëolverhampton.

Shpejt u zbulua shkaku i zjarrit, i cili ishte një mosfunksionim në instalimet elektrike. Në një deklaratë të klubit thuhet se janë shkaktuar dëme të mëdha.

Stadiumi i famshëm Molineux u ndërtua në vitin 1889 dhe u rinovua në vitin 2012. Kapaciteti është pak më shumë se 30,000.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco