Djali i Holyfieldit vazhdon me fitore

Djali i Holyfieldit vazhdon me fitore

12:22, 23/01/2022

Djali i legjendës së boksit Evander Holyfield, ka vazhduar me fitore në boks profesionist.

Evan Holyfield, që garon në kategorinë supervelter, të shtunën mbrëma në Atlantic City, shënoi edhe fitoren e nëntë në boksin profesionist nga po aq meçe.

Ai mposhti Chris Rollinsin me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Evan Holyfield 24-vjeçar në boks profesionist debutoi në nëntor të vitit 2019.

Evander Holyfield vlerësohet një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. Ai kishte qenë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë dhe atë kruzer, ndërsa të famshme kanë qenë meçet e tij me Mike Tysonin.

Në meçin e dytë mes tyre në vitin 1997, Tyson ia kishe kafshuar veshin Holyfieldit dhe ishte diskualifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco