‘Ke një grua të keqe pranë vetes’, Ronaldo merr mesazhin e çuditshëm nga...

‘Ke një grua të keqe pranë vetes’, Ronaldo merr mesazhin e çuditshëm nga...

12:19, 23/01/2022

 Pak ditë pas publikimit të serialit në “Netflix” për Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, The Sun mblodhi disa dëshmi të familjarëve që e sulmuan atë ashpër.

Nuk e kam pyetur kurrë për asgjë, ajo e konsideron veten më të mirë se ne sepse ne nuk jetojmë në luks. Na ka telefonuar një ose dy herë që kur është lidhur me Ronaldon – tha daja i Georginas.

“Kur babai i saj u arrestua për trafik droge, unë kisha për detyrë ta ndiqja atë dhe motrën e saj, t’i bleja gjëra për të veshur dhe të paguaja faturat. Bëra gjithçka për të, ajo jetoi me mua gjatë gjithë adoleshencës së saj.

Gjithashtu i shkrova Ronaldos në Facebook dhe i thashë se ka një grua të keqe pranë tij.”

Ndërkohë që sulmet për Georginan kanë ardhur edhe nga motra e saj, Patricia: “Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund të më merrte një autograf të Ronaldos, por ajo tha jo sepse nuk donte ta shqetësonte atë gjatë pushimeve”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco