Dybala dhe Bernardeschi ‘injorojnë’ kërkesën e Juventusit për rinovim

Dybala dhe Bernardeschi ‘injorojnë’ kërkesën e Juventusit për rinovim

10:33, 23/01/2022

Një situatë aspak e këndshme në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” për sa i përket rinovimeve. Përveç Paulo Dybalë edhe Federico Bernardeschi nuk është duke rinovuar me Juventusin. Diçka e tillë ka zgjuar interesin e dy klubeve kryesuese të Serie A, Inter dhe Milan.

Mesfushori italian është një njohje e vjetër e Beppe Marottas pasi ka qenë vetë ai që e ka transferuar në Torino nga Fiorentina. Sipas asaj që raporton Sportmediaset, drejtuesit e të dyja klubeve kanë kërkuar informacion tek agjenti i lojtarit për të qenë më të qartë me situatën.

Nga ana tjetër agjenti i lojtarit Federico Pastorello do të nisë diskutimet me Juventusin pas përfundimit të merkatos së janarit. Pastorello njihet për marrëdhëniet e mira që ka me drejtuesit e Interit dhe diçka e tillë e frikëson jo pak Juventusin.

Megjithatë, për momentin janë vetëm sondazhe që po kryen nga të dyja ekipet. Milani nga ana tjetër mbetet një kandidat shumë i fortë për italianin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco