Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Guardiola: Gjithçka është e hapur, do të kthehemi edhe më të karikuar

Guardiola: Gjithçka është e hapur, do të kthehemi edhe më të karikuar

09:43, 23/01/2022

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka komentuar barazimin e arritur në shtëpinë e Southamptonit:

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, ndoshta nuk ishim shumë agresivë në 15 minutat e para. Por në pjesën e dytë ishim të shkëlqyer. Edhe po të fitonim nuk do të ndryshonte asgjë në luftën për titullin kampion, gjithçka është e hapur.

Do të më pëlqente të kisha 40 pikë më shumë se Liverpooli në kampionat, por në janar nuk është e mundur. Nuk e prisja që të kishim një avantazh të tillë në këtë pikë të sezonit.

Tashmë le të pushojmë dhe më pas të kthehemi edhe më të karikuar. Kemi dy javë kohë për të përgatitur ndeshjen e ardhshme”, ka thënë trajneri spanjoll i Manchester City.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco