Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Superiore/ Kukësi-Skënderbeu, verilindorët kërkojnë fitoren pas humbjes me Dinamon

Superiore/ Kukësi-Skënderbeu, verilindorët kërkojnë fitoren pas humbjes me Dinamon

09:02, 23/01/2022

Abissnet Superiore vijon me garën dhe sot luhet një tjetër ndeshje e javës së 17-të. Në “Loro Boriçi” të Shkodrës në fushë zbresin Kukësi e Skënderbeu.

Verilindorët do të kenë në fushë vetëm Emiljano Mustën nga afrimet e janarit.

Kundër korçarëve fitorja është detyrim, sidomos pasi e kanë nisur vitin me humbje ndaj Dinamos.

Një motiv ekstra për të fituar është edhe ruajtja e hapit në garën për titull. Laçi rival dje i mori pikët e plota dhe djemtë e Longo do tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë sot.

Nga ana tjetër edhe Skënderbeu i ka jetike pikët. Kastrioti e Egnatia, që janë rivalët e tyre, kanë marrë nga një pikë këtë javë dhe korçarët do tentojnë me çdo kusht të mos dalin pa pikë kundër Kukësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco