Lojtari i Man Utd në telashe – tha se Messi është më i mirë sesa Ronaldo

Lojtari i Man Utd në telashe – tha se Messi është më i mirë sesa Ronaldo

21:24, 22/01/2022

Lojtari i Manchester United është bërë viral në rrjetet sociale, si pasojë e disa komenteve të dhëna kohë më parë.

 

Mbrojtësi i majtë i Manchester United, Luke Shaw kishte bërë disa komente në Twitter, lidhur me debatin Messi-Ronaldo.

Shaw, në vitin 2013 besonte bindshëm se Messi është më i mirë sesa Ronaldo, përcjell lajmi.net.

“Ka shënuar 91 gola në një vit. A mund ta bëjë Ronaldo atë?”, ishte një nga ‘tweet’ e Shaw.

“Nuk jam fans i Ronaldo, por fair play sonte, gjithmonë ka qenë nën hijen e Messi. Por, mënyra se si po luan për momentin është e pandalshme”, shtoi anglezi.

Tifozët kanë filluar të komentojnë se Shaw mund të jetë në telashe ose duhet t’i largojë këto komente – sigurisht, gjithnjë me shaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco