Alarm te Dortmundi, dëmtohet Haaland

Alarm te Dortmundi, dëmtohet Haaland

21:01, 22/01/2022

Borusia Dortmund sot ka fituar 3-2 ndaj Hofenheim për të mbajtur të hapur luftën për titull me Bayernin.

Por për skuadrën e Marko Rose, jo gjithçka ka shkuar siç shpresonte, pasi lajmi i keq ka ardhur nga Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 6-të të duelit, por pastaj filloi të shfaqte probleme fizike, duke marrë edhe trajtimin e mjekëve në pjesën e parë.

Por në fraksionin e dytë të lojës, ai u desh të ndalej pasi nuk mund të vazhdonte më sepse ndjente dhimbje në rrëzë të kofshës.

Kështu, në minutën e 62-të ai u desh të linte fushën e lojës për t’i bërë vend Vitsel, duke shqetësuar jo pak shokët e skuadrës dhe stafin teknik.

“Duhet të shohim më mirë situatën. Nuk di të them aktualisht se çfarë problemi ka Haland”, theksoi trajneri Rose pas përfundimit të sfidës.

“Por ky pushim dyjavor vjen në momentin e duhur për ne pasi mund të trajtojmë futbollistët që kanë probleme”, theksoi tekniku i Dortmundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco