Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Vdes ish-menaxheri i Maradonës, mesazhi prekës i djalit të tij: Tani mund të trajnosh Diegon tënd të dashur!

Vdes ish-menaxheri i Maradonës, mesazhi prekës i djalit të tij: Tani mund të trajnosh Diegon tënd të dashur!

19:37, 22/01/2022

Ish-menaxheri dhe trajneri i futbollit italian, Xhiani Di Marcio, u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Xhianluka Di Marcio, gazetari i famshëm i futbollit në Itali.

“Dhe tani më në fund ti mund të trajnosh Diegon tënd të dashur. Ti ishe një baba fantastik, ti më mësove mua çdo gjë dhe unë s’do të jem i vetmi që kurrë nuk do të harroj ty”, shkruan i pikëlluar Xhianluka.

Xhiani Di Marcio njihet shumë si ish-agjenti i të madhit Maradona dhe ishte pikërisht ai që e shtyu legjendën argjentinase të kandidonte për president të klubit të Napolit.

Por ai njihet dhe për faktin se arriti të zbulonte një lojtar që do kthehej në një nga më të mirët e të gjitha kohërave, siç është Kristiano Ronaldo.

Gjithashtu Di Marcio ka drejtuar dhe disa ekipe në Seria A, ku pati sukseset e veta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco