Pioli: Do të jetë ndeshje e rëndësishme ndaj Juventusit, por jo vendimtare

Pioli: Do të jetë ndeshje e rëndësishme ndaj Juventusit, por jo vendimtare

17:39, 22/01/2022

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në konferencë për ndeshjen e nesërme ndaj Juventusit, në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Ai tha se se Juventusi nuk e nisi mirë kampionatin, por që tani është në formë të shkëlqyer.

“Juventusi nuk e nisi mirë, por tani është në formë të shkëlqyer. Juve po tregon forcën e saj, është e pamposhtur në 8-9 ndeshje dhe po përpiqet të rikuperojë pikë, është e pesta në renditje. Të jesh në gjendje të fitosh nesër do të ishte shumë e rëndësishme. Nuk do të mjaftojë për të bërë një performancë normale, por do të duhet një garë e nivelit të lartë. Dhe ne kemi mundësinë”.

Tutje, Pioli theksoi rëndësinë e kësaj ndeshje duke thënë se se do të jetë e rëndësishme por jo vendimtare, shkruan sportmediaset.

“Është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Të jemi në gjendje të fitojmë nesër do të ishte shumë e rëndësishme për klasifikimin tonë. Romagnoli, Calabria dhe Bennacer janë rikthime të rëndësishme, Zlatan është mirë. Të gjithë jemi gati”.

Cilat janë armët e Milanit për të mposhtur Interin dhe Juven?

“Kemi shumë cilësi, sidomos në nivel teknik dhe mental. Ne luajmë me energji dhe vitalitet të madh. Pastaj ka disa vështirësi, por ato mund të kapërcehen nëse luani si ekip”, shtoi më tutje Pioli.

Në fund Pioli foli edhe për transferimet që do t’i bëjë Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Një ndeshje nuk na bën të ndryshojmë gjykimin për lojtarët. Nëse ka një shans për të përmirësuar ekipin, ne do ta bëjmë këtë, por ajo që ka rëndësi tani është ndeshja e nesërme. Klubi ka qenë gjithmonë ambicioz dhe i gatshëm për të kapur mundësitë. Lëndimi i Tomorit na vuri paksa në telashe, por jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi. Tomori do të kthehet së shpejti”, shtoi Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco