Guardiola për të ardhmen: Nuk kam aftësi të mendoj aq larg

Guardiola për të ardhmen: Nuk kam aftësi të mendoj aq larg

16:02, 22/01/2022

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij.

Guardiola është pyetur nëse do të vazhdojë aventurën e tij me Manchester City, por ka thënë se nuk e ka menduar akoma një gjë të tillë.

Sipas tij, ai nuk ka aftësi të tilla që të mendojë aq larg, dhe është duke menduar vetëm për ndeshjen ndaj Southampton.

“Nuk mendoj për këtë. Nuk jam një që mendoj shumë për të ardhmen kur kam kontratë këtu”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Unë kam kontratë këtu, nuk jam i mirë mjaftueshëm për të menduar aq larg për të ardhmen, sepse e ardhmja ime varet nga rezultatet”, shtoi spanjolli.

Guardiola po vendos rekorde të shumta me Manchester City, dhe nëse varet nga rezultatet e tij, gjasat janë të mëdha që ai të vazhdojë. Emri i tij më parë lidhej me kombëtaren e Spanjës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco