Rezultate surprizë në Superiore/ Laçi triumfon me përmbysje ndaj Teutës, Partizani ndalet nga Kastrioti

Rezultate surprizë në Superiore/ Laçi triumfon me përmbysje ndaj Teutës, Partizani ndalet nga Kastrioti

15:50, 22/01/2022

Laçi ka triumfuar me përmbysje 4-2 ndaj Teutës në “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

Fillimisht ishin vendasit ata të cilët kaluan në avantazh me anë të Aleksit në minutën e 22-të. Mirëpo kur luhej minuta e 45+2’, kurbinasit arritën të shënonin me anë të Lushkjës, duke e mbyllur në barazim pjesën e parë.

Në pjesën e dytë erdhi edhe përmbysja e madhe e skuadrës së Mirel Josës, që shënoi dy herë me anë të Guindo në minutat 65’ dhe 73’.

Në minutën e 82’ Hebaj shënoi për durrsakët dhe krijoj iluzionin se rezultati mund të ndryshonte, por mbeti thjeshtë një iluzion pasi në të 90+6’ Lushkja vulosi fitoren e kurbinasve.

Me këtë fitore, Laçi u ngjit në vendin e 2-të në kuotën e 31 pikëve, katër më pak se Tirana e vendit të parë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6-të me 18 pikë të grumbulluara.

Hap fals i Partizanit në kampionat. “Të kuqtë” u ndalën nga Kastrioti në “Elbasan Arena”, duke humbur kështu edhe një mundësi për t’iu afruar kreut.

Kryeqytetasit krijuan disa raste për gol gjatë 90-të minutave, por lojtarët u treguan të pasaktë përpara portës së krutanëve, që ia dolën më së miri t’i merrnin një pikë “Demave”. Ndeshja u mbyll në barazim 0-0.

Teuta-Laçi  2-4   (Aleksi 22′, Hebaj 80’/ Lushkja 45+3′, 90’+6,  Guindo  66′, 73′)

Partizani-Kastrioti 0-0

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco