Mancini thërret Balotellin, sulmuesi rikthehet në kombëtare pas 3 vitesh

Mancini thërret Balotellin, sulmuesi rikthehet në kombëtare pas 3 vitesh

15:35, 22/01/2022

Mario Balotelli po përgatitet për një rikthim të bujshëm në kombëtare. Sipas asaj që raporton Sky , Roberto Mancini do të thërrasë sulmuesin e Adana Demirspor në grumbullimin e ekipit kombëtar që do të mbahet në fund të janarit, gjatë ndalimit të kampionatit (i cili do të riniset në fundjavën e parë të shkurtit) dhe ku do të jenë të pranishëm 35 lojtarë.

Për ish-Monzën ky do të ishte një rikthim pas tre vitesh mungesë, që sigurisht nuk do të kalonte pa u vënë re. Në total SuperMario me blutë krenohet me 14 gola në 36 paraqitje: nga lojtarët aktivë vetëm Immobile ka shënuar më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco