Benzema: Për fat të keq luajmë ndaj PSG-së në Champions, sfidë e veçantë me Mbappen

Benzema: Për fat të keq luajmë ndaj PSG-së në Champions, sfidë e veçantë me Mbappen

14:35, 22/01/2022

Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës, kryeson kampionatin me katër pikë mbi Sevillan, ndërsa në Champions League do të përballet me PSG-në në raundin e 1/8-ve.

Takimi i parë do të zhvillohet më 15 shkurt në Paris, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 9 mars në “Santiago Bernabeu”. Karim Benzema shfaqet i sinqertë në prononcimin e dhënë për Telefoot.

Sulmuesi francez do të dëshironte një tjetër rival përballë në turneun më të rëndësishëm për klube. “Sfida po afrohet dhe ndeshjet e Champions janë gjithmonë të komplikuara.

Të jem i sinqertë, unë do të doja të përballesha me një tjetër skuadër, por për fat të keq goglat na vunë përballë PSG-së”, deklaroi 34-vjeçari, i cili ka një koment edhe për Kylian Mbappe.

“Sfida me Mbappe do të jetë e veçantë. Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin në kombëtare. Sigurisht që do të jetë një super sfidë kundër tij dhe PSG-së”, theksoi Benzema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco