Legjenda e Barçës sulmon ashpër Dembelen: Në kohën time, do të pastronte këpucët e futbollit

Legjenda e Barçës sulmon ashpër Dembelen: Në kohën time, do të pastronte këpucët e futbollit

12:08, 22/01/2022

Marrëdhënia mes Barcelonës dhe Ousmane Dembeles duket e pariparueshme. Sulmuesi francez kërkon rritje rroge dhe nuk pranon të rinovojë kontratën nëse ndodh diçka e tillë. Mirëpo, Barça nuk është dakord me kërkesat e Dembeles dhe ka vendosur që ta shesë në merkaton e janarit.

Rreth kësaj situate ka folur edhe legjenda e katalanasve Hristo Stoichkov, i cili ka sulmuar ashpër 24-vjeçarin, duke e akuzuar atë se nuk e kupton kurrë klubin.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, njoftoi të enjten se Dembele do të shitet në janar pasi ai refuzoi të nënshkruajë një kontratë të re dhe vetë lojtari u hakmor duke postuar në rrjetet sociale, ku shprehej se nuk do t'i nënshtrohej shantazheve.

Ishte një episod i shëmtuar, pa dyshim për këtë, por Stoichkov beson se lojtari është fajtor për të gjithë problemin.

"Nëse nuk doni të jeni pjesë e Barcelonës, të paktën mos e njollosni stemën. Në kohën time,  do pastronte këpucët e futbollit," tha Stoichkov për TUDN, duke shtuar:

“Përgëzime Xavit qe nuk e grumbulloi pasi ajo dhomë zhveshje meriton respekt dhe ka 121 vjet histori. Z.Laporta hape derën. Leri të ikin njerëzit që nuk i ndjejnë ngjyrat e klubit. Dembele nuk e kuptoi kurrë se çfarë është Barcelona. U përpoqa të zbuloja se çfarë është klubi, duke mësuar për kohën e Kubala, Carrasco, Lineker, Jose Marie Baker dhe Julius Salinas”, tha legjendar bullgari.

Dembele, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Barcelonës, ka kontratë deri në fund të sezonit dhe për nënshkrimin e kontratës së re kërkoi 40 milionë euro pagë bruto dhe 20 milionë të tjera shpërblime, të cilat i refuzuan kategorikisht në Barcelonë.

Kujtojmë, katalanasit e sollën Dembelen nga Borussia Dortmund në vitin 2017 për 135 milionë euro, por në Barcelonë në katër vite e gjysmë ai i zhgënjeu të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco