VIDEO/ Ende nuk është zyrtarizuar te Partizani, mbrojtësi brazilian prezantohet para ekipit

VIDEO/ Ende nuk është zyrtarizuar te Partizani, mbrojtësi brazilian prezantohet para ekipit

11:43, 22/01/2022

Fernando Augusto do të vesh fanellën e Partizanit për pjesën e mbetur të sezonit. Mbrojtësi ka mbërritur në kryeqytet dhe është bashkuar me skuadrën e kuqe, pasi e kishte arritur akordin prej ditësh me klubin kryeqytetas.

Demat nuk e kanë prezantuar akoma afrimin më të ri të skuadrës, por Stenio Junior është ai që e ka zyrtarizuar.

Sulmuesi ka postuar një video, ku Fernando Augusto shfaqet duke kënduar këngën e prezantimit para grupit.

Nga kjo video e postuar nga sulmuesi Stenio Junior , pritet edhe zyrtarizimi nga skuadra e Partizanit, me mbrojtësin që është grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës nga Dritan Mehmeti për ndeshjen me Kastriotin.

Braziliani është 28 vjeç dhe sezonin e shkuar ka spikatur me Makedonija GP, ku ka shënuar edhe 6 gola në 31 ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco