Legjenda e Liverpool: Messi më quajti gomar!

Legjenda e Liverpool: Messi më quajti gomar!

10:41, 22/01/2022

Lionel Messit nuk i pëlqen shumë të ngacmohet nga të tjerët. Jamie Carragher, ish-legjenda e Liverpool-it dhe skuadrës së Anglisë, tashmë një konsulent televiziv, për mikrofonin e Sky Sports, zbuloi një histori mjaft interesante.

“Messi është i mërzitur me mua. Kisha deklaruar se Messi nuk ishte një nënshkrim i madh për PSG-në në krahasim me Cristiano Ronaldon që u kthye te Manchester United. Pas kësaj deklarate Messi më dërgoi një mesazh privat në Instagram. Nuk do të zbuloj përmbajtjen private, por ai në thelb më quajti gomar! (…) Lionel, të dua, je lojtari më i madh në histori, unë jam gomar në krahasim me ty, por më vjen keq, nuk duhej të ishe në vendin e “djalit tim” Mohamed Salah në ekipin tipik të FIFA-s këtë vit ”, tha ai, gjithë buzëqeshje.

Joan Laporta nuk e ka përjetuar me qetësi ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos. Presidenti i klubit katalanas pa se si skuadra e tij u eliminua nga ky turne dhe dukej shumë i tensionuar në tribunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco