VIDEO/ Laporta humbet toruan gjatë ndeshjes me Bilbaon, e quan arbitrin 'bir ku*ve'

VIDEO/ Laporta humbet toruan gjatë ndeshjes me Bilbaon, e quan arbitrin 'bir ku*ve'

10:12, 22/01/2022

Aq i tensionuar, sa nuk mbajti nervat në një moment të sfidës dhe filloi të shante me zë të lartë, një sjellje e pazakontë për një drejtues të këtij kalibri. Në minutën e 108 të sfidës, pas një kontakti mes Piques dhe Williams në zonë, kur për disa momente u mendua për penallti, por që nuk u dha e tillë, Laporta shpërtheu në të shara.

“Bir ku*ve” ishte fraza që ai lëshoi me zë të lartë tre herë në tribunë, duke çuditur jo pak ata që ishin ulur përreth tij, të cilët nuk e prisnin reagimin e tillë të presidentit të katalanasve. Nuk dihet se kujt i drejtohej Laporta me ato ofendime, por nga mediat spanjolle bëhet e ditura se ato fjalë i drejtoheshin arbitrit të ndeshjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco