Shkëmbim me Alvaro Moratan, Juventus tenton mesfushorin e Barcelonës

Shkëmbim me Alvaro Moratan, Juventus tenton mesfushorin e Barcelonës

09:30, 22/01/2022

Juventus po mendon t'i kërkojë Barçës në huazim mesfushorin holandez Frenkie de Jong, por pa detyrimin blerje. De Jong nuk po zhvillon paraqitje të nivelit të lartë me blaugranët dhe Xavi Hernandez ka vendosur ta lërë në stol pas rikthimit të Pedrit. Duke parë situatën po mendohet palët po mendojnë të ndërpresin bashkëpunimin midis tyre.

Sipas Calciomercato,, Juventus vlerëson mundësinë për t'i kërkuar Barcelonës transferimin e Frenkie de Jong për pjesën e mbetur të sezonit me synimin për të përforcuar mesfushën e tyre dhe të luftojë  për katër vendet e para në Serie A si dhe të kualifikohet në UEFA Champions League, ku do të përballen me Villarrealin e Unai Emery në raundin e 16-të.

Sipas medias italiane nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi me Alvaro Moratan pas dëmtimit të Ansu Fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco