Presidenti i Empolit thur elozhe për Bajramin: Është i veçantë, ka aftësi të jashtëzakomshme

Presidenti i Empolit thur elozhe për Bajramin: Është i veçantë, ka aftësi të jashtëzakomshme

08:47, 22/01/2022

Te Empoli janë të bindur se kanë bërë ” bingo” përsëri me afrimin e Nedim Bajramit. Fantazisti 22-vjeçar shqiptar ka treguar se është një futbollist i cili mund të bëjë diferencën dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha italiane.

Kështu, shtija e tij do të mbushë përsëri arkat e klubit i cili është bërë një fabrikë e mirëfilltë talentesh dhe prej shumë vitesh prodhon dhe shet lojtarë. Megjithatë, presidenti Fabricio Korsi ka bërë të ditur se nuk ka ndër mend të largojë ndonjë nga lojtarët e rinj që po kërkohen gjatë merkatos së janarit.

“Bajrami dhe Parisi diskutohen kudo, mund të luajnë në një skuadër të rëndësishme. E di që në qershor do ta kem shumë të vështirë t’i mbaj, pasi do të mund të luajnë shpejt në ekipe të mëdha”, tha fillimisht presidenti i klubit italian duke folur për “Radio Marte”.

Më pas, ai u ndal pikërisht te paraqitjet e futbollisti shqiptar, për të cilin tashmë në garë ka hyrë edhe Napoli. “Bajrami është një djalosh i veçantë, ka raste kur trishtohet gjatë ndeshjes, por në 5-6 ndeshjet e fundit ka bërë të trishtohen kundërshtarët tanë. Me raste kishte shumë frikë të tentonte një kundër një dhe të driblonte kundërshtarët. Kur u bind për aftësitë e tij, ndryshoi marsh”, theksoi Korsi në fjalët e tij për lojtarin shqiptar, vlera e të cilit në treg ka arritur 10 milionë euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco