Dikur kampion në Francë, ish-futbollisti sot shkëlqen në tenis

Dikur kampion në Francë, ish-futbollisti sot shkëlqen në tenis

08:28, 22/01/2022

Kampioni i Ligue 1 në vitin 2009 me Bordeaux, Yoann Gourcuff, nuk ka shkelur në fushën e futbollit që nga tetori i vitit 2018 dhe ndeshja e tij e fundit ishte me Dijonin. I shpallur në atë kohë si Zidane i ardhshëm, Gourcuff është kthyer të jetojë në vendlindjen e tij, por pa lënë mënjanë sportin.

Sipas “Le Telegramme”, Gourcuff ka nisur të luaj tenis, teksa është i pamposhtur këtë sezon në Rajonin 1 me klubin e tij Larmor-Plage, dhjetë minuta larg vendit ku u rrit. Nuk është rastësi që ai luan tenis, pasi kur ishte më i ri hezitonte mes një karriere si futbollist dhe një si tenist, përpara se të zgjidhte topin e rrumbullakët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco