Enis Bardhi drejt largimit nga Spanja, e do Milani dhe një tjetër klub i Serie A

Enis Bardhi drejt largimit nga Spanja, e do Milani dhe një tjetër klub i Serie A

22:16, 21/01/2022

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle.

E ardhmja e futbollistit me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, duket larg La Ligës.

Sipas “Superdeporti.es”, 26-vjeçari, mund të largohet nga Levante, për t’u transferuar në kampionatin italian.

Torino dhe Milani mbeten dy opsionet ku Bardhi mund të vazhdojë të ardhmen e tij.

Shqiptari, i cili aktivizohet me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, është një ndër lojtarët më të spikatur te Levante, teksa kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni.

Ka edhe skuadra angleze të interesuara për Bardhin. Një ndër to është edhe Fulhami që militon në Championship.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka tri gola e dy asistime në 16 paraqitje në edicionin aktual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco