Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Interi mëson fatin e dëmtimit të Correas

Interi mëson fatin e dëmtimit të Correas

15:55, 21/01/2022

Jouquin Correa ka mësuar shkallën e saktë të dëmtimit. Pas kontrollit që iu nënshtrua, ekzaminimet flasin për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, një dëmtim që pritet ta lërë jashtë fushave të lojës për të paktën dy javë.

Pas kësaj periudhe, sulmuesi argjentinas do t'u nënshtrohet kontrolleve të tjera për të kuptuar më qartë se kur mund të jetë në dispozicion të Interit.

E sigurt është që Correa humbet sfidën kundër Venezia dhe derbin më 6 shkurt.

E ndërlikuar duket prezenca e tij edhe për sfidën kundër Romës në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Me shumë mundësi, Correa do të rikthehet në fushë për transfertën kundër Napolit.

Argjentinasi u dëmtua në sfidën e fundit, atë kundër Empolit, ku u largua nga fusha pas vetëm 5 minutash

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco