Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Thomas Vermaelen i jep fund karrierës dhe i bashkohet stafit të Belgjikës

Thomas Vermaelen i jep fund karrierës dhe i bashkohet stafit të Belgjikës

15:46, 21/01/2022

Një lajm i bujshëm vjen nga Belgjika! Ndërkohë që kontrata e tij me Vissel Kobe (Japoni) përfundon në fund të janarit, Thomas Vermaelen ka vendosur t'i japë fund karrierës këtë të premte. “Kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Kam pasur fatin të luaj për klubet më të mëdha në këtë sport dhe ju jam jashtëzakonisht mirënjohës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë gjithë karrierës sime ”, ka shkruar mbrojtësi 36-vjeçar belg në llogarinë e tij në Instagram përpara se të fshinte postimin e tij.

Vermalen në të kaluarën ka luajtur për Ajax, Waalwijk, Arsenal, Barcelonën, ​​Romën dhe  së fundmi për Vissel Kobe. Futbollisti belg (85 paraqitje, 2 gola) suksesin më të madh e arriti me Barcelonën kur fitoi Ligën e Kampionëve në 2015. Me Djajtë e Kuq kujtojmë veçanërisht vendin e tretë në Botërorin 2018. Për më tepër, Thomas Vermaelen nuk do të largohet nga futbolli pasi i është bashkuar stafit të Belgjikës, ku do të mbajë rolin e asistentit të Roberto Martinezit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco