Kërkesa të ‘çmendura’, Rudiger vendos kushte për rinovimin e kontratës

Kërkesa të ‘çmendura’, Rudiger vendos kushte për rinovimin e kontratës

15:27, 21/01/2022

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, fitoi Champions League me Chelsea dhe tashmë beson se është në mesin e më të mirëve.

Kjo bazuar në kërkesat e tij të "çmendura" që ka vendosur për kontratën e tij të ardhshme, qoftë me Chelsea, qoftë me skuadër tjetër. 

Antonio Rudiger dëshiron 55 milionë euro, bonuse dhe pagë gjatë katër viteve, për të nënshkruar me një klub të ri, ose rinovuar me Chelsea. 

Rudiger është larg marrëveshjes me Chelsea, ‘Blutë’ që nuk janë gati t’i barazojnë kërkesat e tij me ofertën e tyre. 

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë skuadër që arrin t’i plotësojë dëshirat e Rudiger. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco