Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Fondet e FIFA-s, FSHF publikon dokumentet: Janë thënë shumë të pavërteta

Fondet e FIFA-s, FSHF publikon dokumentet: Janë thënë shumë të pavërteta

15:18, 21/01/2022

Duke pasur parasysh zhurmën dhe shqetësimin e ngritur në disa media për fondet e marra nga FIFA për mbështetjen për efektet e krijuara nga Covid-19, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të bëjë sqarimet përkatëse dhe për t’ju vënë në dispozicion gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Së pari dhe me e rëndësishmja, çdo qindarkë e dhënë nga FIFA apo UEFA për secilën Federatë anëtare auditohet, kontrollet dhe certifikohet 100% nga vetë këto institucione çdo vit. Kjo gjë ka ndodhur gjithmonë dhe do të vazhdojë të ndodhë në të ardhmen, si pjesë e mënyrës sesi FIFA dhe UEFA operojnë dhe menaxhojnë të ardhurat e tyre.

Si pjesë e këtij dokumenti, po ju paraqesim disa pika të raportit të auditimit të tyre për vitin 2020, për t’i dhënë fund kësaj historie të trilluar në media, me dokumentet dhe raportet përkatëse të auditimit nga ana e vet FIFA.

Në lidhje me fondet e marra nga Federata për Covid në vitet 2020-2021, Federata ka arkëtuar në total rreth 1.5 mln USD, të detajuara si më poshtë:

USD 500,000 për të ndihmuar komunitetin e futbollit, të tërhequr më datë 06 gusht 2020, vlera në lek e të cilit është 52.2 milion lek. I gjithë ky fond është përdorur për dhënien e pagave të solidaritetit për gjithë trajnerët në gjithë Shqipërinë. Kini parasysh këtu që FSHF i ndihmoi klubet shumë më herët, pra në muajin mars dhe prill, pra nga burimet e veta, pagat e stafit e të trajnerëve të ekipeve kombëtare, arriti t’i ndihmojë klubet dhe gjithë njerëzit që merren me futboll në Shqipëri në momentin e vështirë të tyre, edhe më tej ka arritur të marrë nga FIFA vetëm një pjesë të kësaj ndihme që ka dhënë. Totali që FSHF ka shpenzuar për mbështetjen e komunitetit të futbollit me paga solidariteti është 72 milionë lekë, pra me tepër se paratë e akorduara nga FIFA në këtë drejtim.

USD 500,000 i dedikuar vetëm për futbollin e femrave, i tërhequr nga FSHF në datën 18 gusht 2020, i cili është përdorur në vitin 2020 vetëm për vlerën USD 166,918 ose Lek 16.7 milion si mbështetje për Covid dhe si pjesë e projektit të incentivimit. Pjesa tjetër prej USD 333,082 është përdorur një pjesë në 2021 dhe një pjese tjetër në vitin 2022, si elementë të projektit 3-vjeçar për incentivimin e futbollit te femrave, siç është aprovuar nga FIFA. Është përdorur për futbollin e femrave, sepse siç FSHF e kemi prioritet futbollin e femrave dhe FIFA e ka prioritet dhe e ka dedikuar këtë shumë vetëm për futbollin e femrave dhe jo për qëllime apo destinacione të tjera. Ccdo futbolliste femër, stafet teknike të klubeve dhe ato mjekësore paguhen nga FSHF. Një arritje kjo që na bën krenar.

USD 500,000 për rifillimin e aktiviteteve të ekipeve kombëtare. Kjo shumë është tërhequr nga FSHF në datën 18 janar 2021, dhe është përdorur gjatë vitit 2021 për shpenzimet e ekipeve kombëtare. Duke pasur parasysh humbjet dhe mungesën e të ardhurave të krijuara nga Covid. Ndeshja Shqipëri- Angli është 1 rast si shembull ku luajtëm pa tifozë dhe nuk gjeneruam të ardhura nga biletat, ndërkohë që shpenzimet vazhduan normalisht për grumbullim, akomodime, fluturime, etj.

Më poshtë keni dhe një tabelë nga raporti i FIFA ku detajohen shumat e marra nga FIFA dhe përdorimin që ju është bërë në vitin 2020, për të qenë të gjithë të qetë në këtë pikë.

Sa me sipër, në muajin maj 2021 FIFA ka audituar shpenzimet e vitit 2020, dhe ne 2022 do të auditojë ato të vitit 2021.

Më poshtë gjeni një print screen të përmbledhjes së raportit të auditimit nga FIFA, dhe detajet e vlerave përkatëse të përmendura më sipër, për t’i mbyllur në këtë mënyrë të gjitha pretendimet dhe lajmet jo të vërteta dhe tendencioze të përhapura në media.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco