Ishte në tribunë në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, Xavi flet për situatën e Dembeles

Ishte në tribunë në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, Xavi flet për situatën e Dembeles

14:53, 21/01/2022

Situata mes Barcelonës dhe Ousmane Dembeles është e qartë: lojtari duhet të largohet nga klubi dhe sa më shpejt aq më mirë. I mërzitur nga kjo situatë, Xavi e kishte kërcënuar Dembelen se do ta çonte në tribunë deri në fund të sezonit. Dje, në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos në San Mames, trajneri i blaugranëve e mbajti fjalën dhe nuk e grumbulloi sulmuesin francez.

 

Pas humbjes në kohën shtesë (3-2) , kampioni spanjoll i botës u pyet për mungesën e Dembeles. “Unë nuk mendoj se kjo ka ndikuar në situatën e Dembeles. Nuk është një situatë e njëanshme, është çështje e klubit dhe kaq ”, sqaroi Xavi, duke këmbëngulur se klubi është mbi lojtarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco