Kohë rinovimesh në Premier League, dy klubet e njohura ‘blindojnë’ portën

Kohë rinovimesh në Premier League, dy klubet e njohura ‘blindojnë’ portën

14:20, 21/01/2022

Është zyrtare! Një lajm fantastik për tifozët e Aston Villas. Portieri Emiliano Martinez ka rinovuar papritur kontratën me klubin anglez deri në vitin 2027. Argjentinasi i befasoi dhe kënaqi plotësisht tifozët, pasi negociatat as që u përmendën.

“ Në sezonin e tij të parë në Villa Park, Martinez shkëlqeu mes shtyllave, duke vendosur rekorde në Premier League. Më pas ai luajti për Argjentinën e tij me të cilën fitoi Kupën e Amerikës në verën e vitit 2021” , specifikohet në njoftimin për shtyp të klubit për t'i treguar besimin e dhënë.

 

 

Gjithashtu thashethemet për të ardhmen e Hugo Lloris kanë marrë fund.

Në fund të kontratës, portieri francez ka pranuar të rinovojë kontratën dhe të qëndrojë edhe për dy sezone të tjera tek Tottenham.

Deri më tani Lloris ka zhvilluar 395 paraqitje me Tottenham.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco