Trajneri i Gjokovic: Novak ka shfaqur probleme mendore pas Australisë

Trajneri i Gjokovic: Novak ka shfaqur probleme mendore pas Australisë

13:07, 21/01/2022

Trajneri më i trofeshëm në historinë e tenisit, Marjan Vajda, ka folur më në fund për situatën e Novak Gjokovic, lojtar me të cilin punon që nga viti 2006.

Së bashku me Gjokovic, Vajda u bë eksperti i tenisit më trofeshëm në histori. Sipas marrëveshjes, ai nuk ka qenë me tenistin në Melburn. Megjithatë, eksperti sllovak i tenisit është shumë i informuar për situatën dhe në një intervistë për “Sport Aktuality” ka zbuluar disa detaje që kanë shqetësuar fansat e Novak Gjokovic.

"Përjetova tronditje, vuajtje dhe emocione të forta. Nuk e di se si do të kisha duruar nëse do të kisha qenë atje. Edhe në shtëpinë time në Bratislavë e ndjeva dhe nuk mund të flija dhe besoja se çfarë po ndodhte. Të gjithë e dinë, ai shkoi në Australi me një qëllim, që është të luajë tenis dhe të mbrojë trofeun”, tha Vajda.

Sllovaku komunikoi me Gjokovicin me mesazhe, kur ai kishte akses, pasi ai ishte i izoluar për disa ditë dhe iu mohua kjo e drejtë.

“I kemi shkruar njëri-tjetrit, por nuk kemi folur në telefon, ai e ka përdorur shumë pak celularin, i kam dërguar një tekst inkurajimi. Nuk e di si e ka pritur, pasi ka përjetuar vuajtje të mëdha.  I priti me përulësi të gjitha vendimet, por ajo që i bënë do t’i mbetet peng për gjithë jetën. Ishte një proces politik që la pasoja të mëdha. Do të jetë e vështirë të kthehet. Gjithashtu, ishte një pushtim i privatësisë”, tregon Vajda.

Gazetarët sllovakë e pyetën për mendimin e tij për faktin se një numër i madh i tenistëve në Australi ishin infektuar dhe disa prej tyre madje luajtën të infektuar në turne, ndërsa Gjokovic ishte negativ.

"Është e sëmurë, e gabuar dhe dëshmi e standardeve të dyfishta. Australia paguan çmimin e një politike të rreptë dhe këto janë pasojat e detyrimit të njerëzve të vaksinohen," tha sllovaku.

Vajda e përfundoi bisedën duke treguar  se nuk ka folur më me Gjokovic që nga mbërritja e tij në Beograd.

"Unë nuk kam folur me të që nga mbërritja në Beograd dhe askush nuk e di se cilat do të jenë hapat e ardhshëm. Kjo e goditi atë mendërisht dhe dhimbja do të qëndrojë për një kohë të gjatë. Do ta ketë të vështirë që t'i nxjerrë të gjitha këto ngarendja, por e njoh prej shumë kohësh dhe jam i sigurt që nuk e ka thënë fjalën e fundit”, ka përfunduar Vajda.

Pas dëbimit nga Australia, Gjokovic udhëtojë për në Beograd dhe më pas u nis për në Mal të Zi, ku po pushon në bregdet. Në gjithë situatën ka shumë pikëpyetje dhe më shqetësues është mënyra se si do të vazhdojë karrierën sipas tenisti më i madh i të gjitha kohërave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco