Zyrtare/ Partizani bën goditjen fundit në merkato, futbollisti firmos për dy vite e gjysmë me 'të kuqtë'

Zyrtare/ Partizani bën goditjen fundit në merkato, futbollisti firmos për dy vite e gjysmë me 'të kuqtë'

12:21, 21/01/2022

Andi Hadroj është lojtari më i ri i Partizanit. Në njoftim në rrjetet sociale , klubi ka njoftuar se palët kanë gjetur akordin për dy vite e gjysmë. 22- vjeçari luan në të dyja krahët e mbrojtjes dhe në mesin e fushës. Pas aventurës te Laçi dhe Bylis, pukjani duket gati për t’i dhënë një dorë skuadrës së Mehmetit. 

Njoftimi: 

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar pas eksperiencave te Laçi dhe Bylis do të jetë pjesë e të kuqve në Superligë. Hadroj i cili ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për dy vite e gjysmë është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco