VIDEO/ Kartoni më i çuditshëm i sezonit: Kroos ishte larg kundërshtarit, as arbitri nuk e di se çfarë pa

VIDEO/ Kartoni më i çuditshëm i sezonit: Kroos ishte larg kundërshtarit, as arbitri nuk e di se çfarë pa

11:46, 21/01/2022

Real Madrid mposhti mbrëmë me përmbysje 2-1 Elçen dhe kaloi në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Mirëpo ky takim do të mbahet mend më shumë jo për rezultatin,  por për kartonin e verdhë më të çuditshëm që kemi parë këtë sezon.

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos, mbeti i shokuar pas episodit në minutën e 78-të, kur rezultati ishte 0-0. Arbitri i dha kartonin e verdhë gjermanit, ndonëse Kroos as nuk e preku kundërshtarin e tij.

Jo vetëm që nuk pati asnjë kontakt, por Kroos nuk ishte as afër rivalit për të kryer një faull, por megjithatë gjyqtari Vasquez pa diçka krejtësisht të ndryshme.

Edhe pse Kroos kundërshtoi, arbitri nuk e mori në konsideratë dhe e ndëshkoi me karton të verdhë. Arsyeja, siç thuhet në procesverbalin zyrtar të ndeshjes, ka qenë për shkak të kundërshtimit të arbitrit. Futbollistët e Realit u shtang dhe gabimi i arbitrit u përhap shpejt në rrjetet sociale.

Kujtojmë që, ndeshja përfundoi pa gola dhe më pas kohës shtesë, Reali përmbysi rezultatin me anë të Isco-s dhe Eden Hazard 2-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco