Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

FSHF i përgjigjet Veliajt: Keqardhje që nuk njeh territorin e vetë, ka prioritet pallatet

FSHF i përgjigjet Veliajt: Keqardhje që nuk njeh territorin e vetë, ka prioritet pallatet

11:03, 21/01/2022

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku ndër të tjera iu përgjigjën kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili akuzoi FSHF-në se është “llumi” dhe nuk ka ndërtuar asnjë fushë futbolli në kryeqytet.

Këtyre akuzave i është përgjigjur Andi Verçani, drejtuesi i Departamentit të Medias, i cili u shpreh se ndjenë keqardhje që Veliaj nuk e njeh territorin e vetë dhe nuk shikon zhvillimet që po ndodhin, por ka prioritet ndërtimin e pallateve.

“Ndjejmë keqardhje që Bashkia e Tiranës nuk njeh territorin e vetë dhe nuk shikon zhvillimet që po ndodhin. Kompleksi i Partizanit është rasti më i fundit, ku FSHF ka bërë investim. Tre fushat, kompleksi i Tiranës janë pak nga rastet. Duhet të kenë kujdes në kontrollin e qytetit. Kompleksi Dajti në mes të Tiranës po ndërtohen pallate.

Unë si pasionant dhe njeri që kam luajtur në këto fusha, për ndërtimin e fushave të reja, rikonstruksionin e tre fushave te Qyteti Studenti, kompleksi Dajti ku po ndërtohen pallate, Federata është e gatshme të investojë dhe kërkon vetëm një përgjigje pozitive nga Veliaj, jemi të hapur që të rikonstruktojmë, të bëjmë fusha të reja në gjithë Tiranën. Kjo ndodh vetëm në Tiranë, pasi në Bashki të tjera ka ndodhur e kundërta, kemi mbështetje. Në Lushnje, në Kukës, në Gjirokastër, kemi firmosur për të ndërtuar fusha të reja dhe për të investuar”, tha Verçani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco