Zgjedhjet për president, flet përfaqësuesi i FSHF-së: Ka patur kërcënime nga politika, hiqen nga puna nëse...

Zgjedhjet për president, flet përfaqësuesi i FSHF-së: Ka patur kërcënime nga politika, hiqen nga puna nëse...

10:34, 21/01/2022

Në ditën e sotme po zhvillohet konferenca e jashtëzakonshme e FSHF-së, ku po diskutohet më tepër rreth zgjedhjeve që priten për president. Fillimisht ishte përfaqësuesi juridik i Federatës, Aldi Topçiu, i cili u shpreh se politika ka hyrë fuqishëm në këto zgjedhje dhe po kërcënon me largim nga puna.

“Pata kënaqësinë të merrja pjesë në Asamblenë e Elbasanit. Më pas isha dëshmitar i një sulmi fizik, psikologjik që anëtarët iu nënshtruan para dhe pas zgjedhjes. Ishin thirrur që në mëngjes dhe anëtarët ishin kërcënuar se nëse nuk përmbushnin udhëzimet për të votuar një kandidat të caktuar, atëherë do të largoheshin nga puna.

Por këta njerëz të sportit janë mësuar nga kërcënimet dhe kanë mësuar se kur njëri të kërcënon dhe tjetri të shtrin dorën, duhet dhënë dora këtij të fundit. Anëtarët e Shoqatës së Futbollit në Tiranë thirren sistematikisht në zyra nga shteti dhe bashkia se nëse nuk votojnë kandidatin e tyre të preferuar, do të hiqen nga puna”, tha Topçiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco