Petkovic drejt largimit, drejtuesit në kërkim të një trajneri të ri

Petkovic drejt largimit, drejtuesit në kërkim të një trajneri të ri

09:32, 21/01/2022

Duket se ka arritur fundin aventura e trajnerit Vladimir Petković në krye të pankinës së skuadrës së Bordeaux. 

Sipas asaj që shkruan “RMC Sport”, e ardhmja e ish-teknikut të Lazios tashmë është në rrezik serioz dhe drejtuesit e klubit po mendojnë që të ulin një emër të ri në stol. 

Mes emrave që lakohen, ai më i preferuari është Thierry Henry, aktualisht asistent i trajnerit të kombëtares belge Roberto Martinez. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco