Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Shënoi në triumfin e Romës, flet Kumbulla: Jam shumë i lumtur, kam besimin e trajnerit

Shënoi në triumfin e Romës, flet Kumbulla: Jam shumë i lumtur, kam besimin e trajnerit

09:01, 21/01/2022

Marash Kumbulla ishte protagonist në fitoren e Romës 3-1 ndaj Leçes në Kupën e Italisë, që tashmë do të sfidojë Interin në çerekfinale. Mbrojtësi kuqezi shënoi golin e barazimit, duke i hapur rrugë kështu suksesit të verdhekuqve.

Për mikrofonat e” Mediaset, Kumbulla u shpreh se ndjehet i lumtur që shënoi gol dhe tashmë po korr frytet e punës së bërë në muajt e fundit.

Ne nuk e nisëm mirë ndeshjen, kështu që u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i lumtur me golin e shënuar, më pas në pjesën e dytë rritëm ritmin dhe fituam ndeshjen”.

Një tjetër paraqitje e mrekullueshme nga ju, besimi është rritur pas fjalëve të trajnerit...

Po, ndihem shumë më mirë në fushë, ndihem i sigurt, kam besimin e trajnerit, të shokëve të mi, kjo i ndihmon shumë lojtarët. Sot, luajta a mirë dhe ndihmova ekipin tim.

Image

Po ngjiteni në hierarkinë e Mourinhos...

 “Tani po mundohem të korr frytet e punës së bërë në muajt e fundit, po bëj më të mirën”.

Me Interin duhet një Romë ndryshe...

“Po, do të duhet të kemi një qëndrim tjetër, por ndërkohë le të mendojmë për ndeshjen e së dielës.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco