Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Barcelona eliminohet nga Kupa e Mbretit, katalanasit nuk i mbajnë mend këto statistika shkatërruese

Barcelona eliminohet nga Kupa e Mbretit, katalanasit nuk i mbajnë mend këto statistika shkatërruese

08:15, 21/01/2022

Edhe Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit. Pas difatës me Athletic Bilbao (3-2), pas kohës shtesë, katalanasit humbën  një nga shanset e mbetura për të fituar një trofe në këtë sezon.

Makthi i Barcelonës nuk ka fund. Mbrëmë në San Mames të Bilbaos, Iker Muniain ndëshkoi me gol blaugranët në minutën e 105-të të kohës shtesë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Në kohën e rregullt kishim parë një dramë të vërtetë. Athletic kishte kaluar në avantazh me anë të Muniain në minutën e 2-të, mirëpo Barça u përgjigj në të 20-tën me të sapoardhurin Ferran Torres. Bilbao kaloi sërish në epërsi në minutën e 86-të dhe dukej se e zgjidhi çështjen, por Pedri në të 93-tën vendosi baraspeshën dhe çoi ndeshjen në shtesë. Megjithatë, ai vetëm i zgjoi shpresat e ekipit të tij, pasi Muniain në të 105-tën i dha fitoren skuadrës së tij.

Image

Pas kësaj disfate, tifozët e Barcelonës po përballen me statistika shkatërruese që thuajse nuk i mbajnë mend.

Barcelona aktualisht është e gjashta në renditjen e La Ligas me 17 pikë më pak se Reali, ndaj historia në kampionat ka përfunduar. Gjithashtu, klubi u eliminua në mënyrë tronditëse në fazën e grupeve të Champions League.

Skuadra u eliminua në Superkupën e Spanjës në gjysmëfinale, fazën e parë të kompeticionit që luajti dhe më pas në 1/16 e Kupës së Mbretit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco