VIDEO/ Ferran Tores realizon golin e parë me Barcelonën

VIDEO/ Ferran Tores realizon golin e parë me Barcelonën

22:41, 20/01/2022

Ferran Torres e bën “sefte” me Barcelonën. Sulmuesi spanjoll, i cili u transferua në merkaton e janarit, nga Siti te skuadra katalanase, ka arritur të realizojë golin e parë më skuadrën e drejtuar nga Xavi.

Në minutën e 20-të, teksa skuadra e tij ishte në disavantazh ndaj Bilbaos në sfidën e vlefshme për Kupën e Mbretit, Torres, nxori në pah cilësitë e tij, ku me një gjuajtje spektakolare me hark brenda zonës, e dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke surprizuar të gjithë të pranishmit.

Një supergol i realizuar në mënyrë mjeshtërore nga 21-vjeçari.

Pjesa e parë e ndeshjes mes Atletiko Bilbaos dhe Barcelonës përfundoi në barazim 1-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco