Prova e Kombëtares U-17/ Elementët që luajnë jashtë, test me më të mirët e kampionatit

Prova e Kombëtares U-17/ Elementët që luajnë jashtë, test me më të mirët e kampionatit

22:29, 20/01/2022

Kombëtarja U-17 ka zhvilluar sot dy ndeshje miqësore brenda grupit për të provuar elementët e thirrur nga trajneri Ervin Bulku dhe stafi i tij në grumbullimin treditor me lojtarë të vitlindjes 2006, të cilët aktivizohen jashtë vendit me klube të huaja.

Ndeshjet janë zhvilluar sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe përballë janë vënë lojtarët e ftuar në këtë grumbullim me lojtarët e Kombëtares U-17 të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Në ndeshjen e parë u vunë përballë formacionet me këto përbërje: Leonard Asllani, Ardit Shakambaj, Albert Malaj, Aleks Qanaj, Alton Zenullahu, Simone Osmani, Dean Vranici, Diego Xhiklneli, Manuel Llukaj, John Jaku, Erjon Belulaj.

Ndërsa ekipi rival kishte këtë formacion: Amarildo Dervishi, Albi Koleci, Ergi Cela, Adi Kurti, Aljon Damini, Klaus Kashari, Jordi Jaku, Glenis Belloj, Dejvi Metaj, Olsi Myrta, Elmorin Deda.

Në testin e dytë formacionet ishin këto: Bennet Bytyqi, Ryan Shkoza, Erkam Hoxha, Albi Tahiraj, Samuele Pici, Andy Uku, Andri Frashëri, Anersi Vaka, Mario Gega, Andra Thanasi dhe Kristi Gjeta në njërën anë. Ndërsa në ekipin tjetër në fushë ishin Henri Bega, Ergi Bastari, Luan Lleshi, Frenki Doka, Egert Selmani, Xhoele Hajdari, Kevin Meçe, Nikolas Baja, Elmorin Deda, Dejvi Duro.

Testimet kanë qenë mjaft të vlefshme për stafin e ekipit Kombëtar U-17, që ka parë cilësitë e lojtarëve të grumbulluar e të cilët aktivizohen jashtë në një test real. Duke folur gjatë testeve të sotme trajneri Bulku ka vlerësuar këtë iniciativë si mjaft të mirë për të evidentuar elementë të spikatur.

“Është seleksionimi i parë me lojtarët tanë që janë sugjeruar nga skautët e FSHF jashtë vendit. Mendoj që do të na shërbejë shumë për të ardhmen, duke parë cilësitë e lojtarëve shqiptarë që luajnë nëpër Europë dhe lojtarëve të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar. Kjo është një risi duke parë që lojtarët që aktivizohen nëpër botë dhe lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar të kenë ndeshje mes njëri-tjetrit dhe të shikojmë më mirë se ku është niveli i tyre dhe të bëjmë zgjedhjet më të mira për këtë grupmoshë, e cila do të përfaqësojë ekipin tonë Kombëtar U-17 në eliminatoret e Europianit”, – tha Bulku.

Lojtarët e përzgjedhur në këtë grumbullimin janë ndjekur me shumë kujdes nga stafi teknik dhe specialistët e ekipeve kombëtare në mënyrë që të mund të evidentohen mes tyre elementë që kanë potencial e që mund të jenë pjesë e Kombëtares U-17 në vazhdim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco