Real Madridi bën përmbysje të çmendur në Kupën e Mbretit

Real Madridi bën përmbysje të çmendur në Kupën e Mbretit

21:47, 20/01/2022

Dramë dhe spektakël në Kupën e Mbretit. Reali i falet dyshes Isko-Hazard.

Skuadra e Karlo Ançelotit, arriti të triumfonte 1-2 ndaj Elçes, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ve.

90 minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura, teksa u desh koha shtesë që të shënoheshin plot 3 gola.

Në minutën e 102-të, Marselo u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë madrilenët me 10 lojtarë.

Një minutë më pas, vendasit gjetën golin e avantazhit me Verdu, duke tronditur Realin.

Pavarësisht se me 1 lojtar më pak dhe në disavantazh, kryesuesit në fuqi të La Ligës, nuk u dorëzuan, duke arritur të përmbysnin rezultatin.

Isko në minutën e 108-të, vendosi përkohësisht baraspeshën, teksa Eden Hazard, në të 115-tën, përmbysi gjithçka, duke i siguruar kualifikimin aq shumë të vuajtur madrilenëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco