‘Isha më shumë i vdekur sesa i gjallë’/ Mihajlovic rrëfen vuajtjet nga leucemia

‘Isha më shumë i vdekur sesa i gjallë’/ Mihajlovic rrëfen vuajtjet nga leucemia

17:09, 20/01/2022

Trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Atalantës.

52-vjeçari tregoi për periudhën ku vuajti nga leucemia dhe “luftën” e tij për ta mundur sëmundjen.

“Atë ditë isha më shumë i vdekur sesa i gjallë. Tani koha ka kaluar dhe e kam hedhur pas krahëve. Nuk e di sesi do të ndihem nesër. Shpresoj që të mos harroj gjërat që mësova prej sëmundjes. Përsa i përket situatës me COVID-in, virusi është më i keq se dëmtimet. Është një situatë e vështirë për të gjithë ”, deklaroi tekniku serb.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco