Gravina: Duhet t'i testojmë 'play-offet' në Serie A, Mancini ka përmirësuar imazhin e Italisë

Gravina: Duhet t'i testojmë 'play-offet' në Serie A, Mancini ka përmirësuar imazhin e Italisë

15:07, 20/01/2022

Në futbollin italian po përgatitet një ndryshim i madh. Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka prekur disa tema gjatë prononcimit të tij për Corriere dello Sport. Kreu i futbollit italian është fokusuar te futja e dueleve “play-off” në Serie A, teksa nuk mungon një koment për Roberto Mancinin.

“Ka ardhur koha të provojmë ‘play-off’ në Serie A. Në vitet ’90 askush nuk besonte te tre pikët për fitore, por ja që u arrit dhe funksionoi. Takimet ‘play-off’ në Serie B dhe Lega Pro janë një garanci shikueshmërie dhe suksesi. Do të ishte gabim nëse nuk i testojmë edhe në Serie A këto lloj ‘finalesh’.

Mancini? Është krijuar pak skepticizëm rreth kombëtares, por po e përballojmë së bashku. Unë besoj te kualifikimi në Katar 2022. Dëmtimi i Chiesas më shqetëson, më vjen keq për të. Duket sikur fati po na kërkon llogari për suksesin në Euro 2020.

Mancini ka krijuar një skuadër të fortë, ai po e mbron skuadrën e tij. E ardhmja? Do ulemi të bisedojmë dhe do marrim një vendim të përbashkët, por rrugëtimi me të nuk varet nga një rezultat. Roberto ka përmirësuar imazhin e kombëtares italiane”, deklaroi Gravina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco