VIDEO/ Autobuzi i Atleticos sulmohet nga tifozët e Sociedad, lojtarët dhe stafi në panik

VIDEO/ Autobuzi i Atleticos sulmohet nga tifozët e Sociedad, lojtarët dhe stafi në panik

12:52, 20/01/2022

Real Sociedad triumfoi 2-0 përballë Atletico Madrid mbrëmjen e kaluar, sukses që i siguroi skuadrës baske kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Adnan Januzaj zhbllokoi takimin, ndërsa goli i norvegjezit Sorloth vulosi triumfin e Sociedad.

Humbja dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit, nuk ishin të vetmet gjëra negative që i ndodhën kampionëne në fuqi të Spanjës. Atletico Madrid iu rezervua një pritje tepër miqësore në San Sebastian.

Siç dallohet në videot e publikuara, autobusi i “Colchoneros” u sulmua me gurë dhe shishe nga tifozët vendas. Momente tmerri përjetuan lojtarët e Diego Simeones kur po i afroheshin stadiumit “Reale Arena”

Tifozët e Sociedad u tërbuan kur mes tyre kaloi autobusi i Atletico Madrid, teksa nuk kursyen as tymueset dhe mjetë të tjera piroteknike ndaj forcave policore. Marca raporton se një tifoz i Atletico Madrid është lënduar si pasojë e goditjes me shishe, duke u detyruar të kryejë katër qepje në kokë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco