Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Gjobiten tre ekipet e Superiores

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Gjobiten tre ekipet e Superiores

12:35, 20/01/2022

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime për shkeljet e hasura në ndeshjet e Abissnet Superiore dhe jo vetëm.

Tre klubet, Tirana, Vllaznia dhe Skënderbeu janë gjobitur për shkak të sjelljes së tifozëve.  

Më poshtë vendimet e marra nga komisioni disiplinor: 

1.KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 20.000 (njëzet mijë) lekë. 

2.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. 

3.KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 

KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. 

4.KF Butrinti U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë U-19, kundër Akademia e Futbollit U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë. 

5.Pranimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol, Redjan Hatia, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri. 

6.Pranimin e kërkesës së AF. Elbasani U-17, në lidhje me lojtarin Kristo Doci, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco