'Dembele duhet të largohet sa më parë'

'Dembele duhet të largohet sa më parë'

11:59, 20/01/2022

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany ka folur për situatën e sulmuesit Ousmane Dembele.

Francezit i skadon kontrata në verë dhe raportohet se nuk do rinovojë, kësisoj Xavi ka kërkuar që ta shesin në merkaton e janarit.

Tani edhe Alemany ka bërë me dije se i është kërkuar Dembeles të largohet sa më parë të jetë e mundur, teksa ka zbuluar se lojtari ka refuzuar disa oferta.

“E kuptojmë që vendimi i Dembele është të mos rinovojë dhe vendimi ynë është komunikuar për të. Duam lojtarë besnik dhe i kemi thënë që të largohet sa më parë të jetë e mundur. Në gjashtë muaj kemi bërë disa oferta për Dembelen. Vendimi i trajnerit është i qartë. Presim ta shesim përpara 31 janarit”, deklaroi Alemany.

Ndërkohë, Dembele nuk është ftuar për takimin e sotëm ndaj Bilbaos.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco