Sheikët tentojnë të bindin Gosens, i ofrojnë pagë stratosferike

Sheikët tentojnë të bindin Gosens, i ofrojnë pagë stratosferike

09:49, 20/01/2022

Newcastle shpreson që blerja e fundit e janarit të jetë ylli i Atalanta-s, Robin Gosens. Pasi kanë marrë Trippier nga Atletico Madrid dhe Chris Wood nga Burnley, duket se lojtari tjetër në listën e bardhezinjve është Gosens.  

Sipas “Sky Sport Italia”, klubi i Premier League do të bëjë një ofertë këto ditë për ta bindur lojtarin të largohet nga Atalanta, me të cilët ka luajtur në Champions League tre sezonet e fundit.  

Nëse do të pranojë të transferohet në Angli, rroga e gjermanit do të shkojë në 3.5 milionë euro në sezon, rreth tre herë më e lartë në krahasim me rrogën që fiton tek Atalanta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco