'Asllani lufton pa pushim, Bajrami 'huton' mbrojtjen e Interit, ja notat e lojtarëve shqiptar

'Asllani lufton pa pushim, Bajrami 'huton' mbrojtjen e Interit, ja notat e lojtarëve shqiptar

09:02, 20/01/2022

Nedim Bajrami konfirmon momentin e tij mjaft të mirë sërish në Kupën e Italisë, teksa erdhi nga stoli në ndeshjen ndaj Interit dhe firmosi barazimin e përkohshëm 1-1 në “San Siro”.

Fantazisti shqiptar gjeti rrjetën pas një asisti të shqiptarit tjetër, Kristjan Asllani, teksa edhe njëherë konfirmoi se është ai lideri i skuadrës toskane, që çoi ndeshjen në shtesë, por nuk shmangu eliminimin ndaj zikaltërve.

Nedim Bajrami u vlerësua me notën 7.5, teksa në përshkrimin e lojës së tij thuhet: Klas dhe prekje të një niveli mjaft të lartë. Lëviz mes linjave dhe çorienton mesfushën e Interit, teksa spikat edhe me disa pasime mjaft të bukura, e sidomos me golin e barazimit.

Një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe mesfushori i shpresave kuqezi, Kristjan Asllani, i cili luajti 97 minuta dhe asistoi për Bajramin në golin e parë të Empolit.

“Lufton pa pushim dhe vrapon thuajse gjithmonë. Fiton shumë dyluftime dhe bëhet shumë i rrezikshëm kur spostohet në të majtë. Decizive prekja që solli asistj për golin e Bajramit”, thuhet në vlerësimin për Asllanin, që mori notën 7.

Në minutën e 85-të në fushë zbriti edhe mbrojtësi i kombëtares, Ardjan Ismajli, që gjithsesi nuk arriti të bëjë diferencën dhe të ndihmojë Empolin në ruajtjen e avantazhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco