Gjykata publikon detajet e vendimit për dëbimin e Novak Gjokovic nga Australia

Gjykata publikon detajet e vendimit për dëbimin e Novak Gjokovic nga Australia

08:40, 20/01/2022

Gjykata Federale e Australisë më në fund ka publikuar të gjitha detajet e vendimit për heqjen e vizës së Novak Gjokovic për të hyrë në vend dhe ndalimin e paraqitjes në Australian Open.

Më 16 janar, një gjykatë e udhëhequr nga James Allsop hodhi poshtë ankesën e Gjokovic kundër ministrit të Emigracionit Alex Hawke, i cili i anuloi vizën dhe urdhëroi dëbimin e tij. Gjykata bëri të ditur se vendimi do të sqarohet në ditët në vijim dhe kjo më në fund ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Siç thuhet në deklaratë, Gjokovic përbënte kërcënim për shëndetin publik brenda vendit.

Në gjithsej 106 pika, aktgjykimi është shpjeguar në detaje. Sipas vendimit të Gjykatës Federale të Australisë, Gjokovic ishte një rrezik për shëndetin, rendin dhe interesin publik. Gjithashtu, gjykata vendosi se përfundimi racional ishte se një tenist si Novak Gjokovic mund të inkurajonte njerëzit të imitonin qëndrimin e tij kundër vaksinës.

"Kishte një debat të madh se si t'i qasemi deklaratës së ministrit. Zgjidhja e debatit nuk është e nevojshme për të arritur në përfundimin që arritëm dhe ministrit Hawke nuk iu kërkua të jepte arsyet për refuzimin e vizës, megjithëse e bëri. Temat e inkurajimit dhe imitimit të një heroi sportiv përshkojnë arsyet e shqetësimit për shëndetin, rendin dhe interesin publik", thuhet në shpjegim.

Kujtojmë, i gjithë procesi zgjati për 11 ditë, pas së cilës Gjokovic u dëbua nga Australia, ku po luhet turneu i parë Grand Slam i sezonit. Tenisti numër një në botë, nëse rregullat nuk ndryshojnë, nuk do të mund të luajë në tre turnetë e ardhshëm më të mëdhenj të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco