VIDEO/ Sociedad eliminon Atletiko Madrid nga Kupa e Mbretit, Januzaj protagonist me gol

VIDEO/ Sociedad eliminon Atletiko Madrid nga Kupa e Mbretit, Januzaj protagonist me gol

08:20, 20/01/2022

Real Sociedad ka eliminuar Atletiko Madrid nga Kupa e Mbretit, duke i dhënë një tjetër goditje të rëndë skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone, në një formë jashtëzakonisht të keqe në këtë pjesë të sezonit.

Sociedad, e kthyer në këtë sezon edhe në një skuadër që kërkon pjesëmarrjen në Champions, ka dominuar ndaj madrilenëve dhe falë Adnan Januzajt si protagonisti kryesor, siguroi suksesin 2-0. Sulmuesi me origjinë shqiptare ishte një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen e Atletikos, teksa ishte ai që gjeti golin e avantazhit me një gjuajtje me kokë në pjesën e parë.

Goli i Sorloth pak çaste pas fillimit të pjesës së dytë, bëri shumë të thjeshtë punën e Real Socidead që pastaj administroi gjithçka me lehtësi dhe ia doli të merrte këtë fitore të rëndësishme, që e çon mes 8 skuadrave më të mira në Kupën e Mbretit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco